(VIDEO) Kryetarja e Gjykatës Supreme: Situata të tejkalohet në interes të qytetarëve dhe shtetit

by admin
Spread the love




Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi bën apel që situata në Këshillin Gjyqësor të tejkalohet në interes të qytetarëve dhe shtetit. Ajo potencoi se Gjykata e Lartë, si gjykata më e lartë në vend dhe bartëse e autoritetit gjyqësor në këtë periudhë vendimtare për vendin, të gjitha palët e interesuara në gjyqësor duhet t’i drejtojnë veprimet e tyre drejt zbatimit të rekomandimeve të evidentuara në raportet përkatëse, në progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç është Raporti i Komisionit Evropian dhe Raporti i Departamentit të Shtetit.

BESA ADEMI KRYETARE E GJYKATËS SUPREME

“Inkurajojmë Këshillin Gjyqësor që ta tejkalojë situatën në radhë të parë në interes të qytetarëve dhe në atë drejtim të vazhdojë përpjekjet për përgatitjen e Strategjisë së Reformës në gjyqësor, ndryshimet e nevojshme ligjore dhe zbatimin e standardeve evropiane, pavarësinë dhe efikasitetin e gjyqësorit. luftën kundër korrupsionit, transparencën dhe kthimin e besimit publik”.

Seanca për zgjedhjen e kryetarit të ri të Këshillit Gjyqësor është shtyrë dje me arsyetimin se mungon një anëtar dhe për zgjedhjen e kryetarit, organi duhet të votojë në përbërje të plotë, edhe pse me një anëtar më pak sepse Dameva është shkarkuar një ditë më parë. Ajo akuzoi se ka vend për ndikime nga të cilat zëvendësi i saj nuk i mbron anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe dyshon se po e vonon votimin për shkak se nuk ka shumicë. Përpjekja e re për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Gjyqësor është planifikuar për 2 maj.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/


You may also like