(VIDEO) Kryeministri premton se nuk do të ketë minierë në Jallovicë

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se në seancën e ardhshme të qeverisë do të rishqyrtohet propozimi i pranuar nga Ministria e Ekonomisë për bashkimin e koncesioneve për projektin  Illovicë-Shtukë. Ai tha se vendimet për koncesionet për Euromax Resources janë dhënë nga qeveria e mëparshme dhe se tani ai duhet të balancojë mes qëndrimit se nuk duhet të ketë miniera dhe rrezikut të rikuperimit të shtrenjtë për kontratat e anuluara.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Koncesionet për minierën e Illovicës janë dhënë në vitet 2012-2013 nga VMRO-DPMNE dhe kryeministri Nikolla Gruevski. Ato miniera të Illovicës janë në programin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet e vitit 2016. Janë edhe komunat që në atë kohë udhëhiqeshin nga kryetarët e VMRO-DPMNE-së. Komunat e Novosellës dhe Bosillovës marrin vendime për hapjen e minierave të bakrit, arit dhe argjendit”.

Ndërkaq nga VMRO-DPMNE thonë se përderisa Kovaçevskit i lejohet të kundërshtojë Ahmetin, le të shkarkojnë menjëherë ministrin Kreshnik Bekteshi për koncesionin kriminal për minierat në Strumicë. Sipas tyre, nëse Kovaçevski nuk e shkarkon Bekteshin për shkak të këtij skandali  atëherë do të ishte mire  që ata ministra që u manipuluan të japin dorëheqjen dhe të mos i shërbejnë BDI-së dhe Ali Ahmetit.

VMRO DPMNE

“E gjithë hipokrizia e autoriteteve të BDI-së dhe LSDM-së ka dalë sërish në shesh. Kur bëhet fjalë për interesat e biznesit dhe krimin e BDI-së, ministrat në qeveri votojnë pa negociata dhe japin mbështetje, e më pas të dalin para qytetarëve të gënjejnë se janë kundër dhe se protestojnë kundër vendimeve të tyre. Duke u shtirur si të dhembshur dhe duke u paraqitur në protestën për minierat në Strumicë, ata ngritën duart dhe votuan për koncesionin e kombinuar për minierat në Strumicë, të propozuar nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi”.

Kovaçevski nuk është përgjigjur se nëse është e vërtetë që ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në një seancë të Qeverisë ka cenuar vendimin e  Gjykatës Administrative.

Në ndërkohë një grup qytetarësh bllokoi udhëkryqin qendror të qytetit të Strumicës për të shprehur kundërshtimin dhe revoltën e tyre ndaj vendimit të gjykatave dhe qeverisë për bashkimin dhe shfrytëzimin e burimeve minerale në komunat e Bosillovës dhe Novo Sellës për hapjen e një miniere. Në bllokadën e protestuesve u theksuan kërkesat për ndërprerjen e koncesioneve, si dhe përcaktimin e përgjegjësisë për të gjithë ata që kontribuuan në mundësinë e hapjes së minierës Ilovicë- Shtukë.

Në protestë morën pjesë edhe ministrja e ekologjisë Kaja Shukova dhe ajo e punës dhe politikës sociale Jovana Trençevska.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like