(VIDEO) Kroaci, arrestohet dhe më pas lirohet Goran Grujevski

by admin
Spread the love

Ish-shefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski ditën e djeshme është arrestuar në kryeqytetin kroat Zagreb, por më pas është liruar, kanë njoftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
MPB:
“Gjatë ditës së djeshme kemi marrë informacion nga Interpoli në Kroaci se G.G. është i arestuar. Sot kemi marrë një njoftim tjetër nga Interpol Kroacia se e kanë liruar G.G”.

Grujevski dhe kolegu i tij Nikolla Boshkovski u larguan nga Maqedonia e Veriut në Greqi në korrik 2017 pasi u akuzuan në rastin gjyqësor “Target Fortesa” lidhur me përgjimet masive të paligjshme. Grujevski dhe Boshkovski u arrestuan më 18 tetor 2017 në aeroportin e Selanikut me pasaporta false bullgare, me emrat Nexhbi Hasan dhe Hristo Atanasov.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/ 

MARKETING



You may also like