(VIDEO) Kovaçevski, Xhaferi dhe Mitrevski kanë biseduar për procedurat e qeverisë teknike

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi është takuar me kryetarin aktual të Kuvendit, Talat Xhaferin dhe me koordinatorin e grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski dhe kanë biseduar për procedurën e Qeverisë teknike. Kovaçevski më tej thekesoi se në fund të javës tjetër do të nisin procedurat për dorëheqjen e tij.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Kemi folur në lidhje me afatet ligjore për parashtrimin e dorëheqjes dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, zgjedhje të Qeverisë teknike, dhe e gjithë kjo procedurë, sipas afateve ligjore, do të zhvillohet në fund të javës tjetër”.

Procedura për propozimin e kandiatëve të mundshëm për kryetar shteti dhe për deputetë të LSDM-së ka nisur, kur të përfundoj, siç tha do të mund të ndahen emrat me organet e larta të partisë.

Sa i përket takimit me liderin e VMRO-S Hristijan Mickosin, kryeministri u shpreh se ai ka komunikim me kryetarin Mickoskin. Sipas tij, nuk duhet secili takim të jetë në sallën e mbledhjeve, sepse shumë punë mund të zgjidhen edhe me telefon sepse siç tha jemi njerëz që njihemi mes vete.

Përndryshe, deri më 28  janar duhet të votohet Qeveria teknike. Kryetari aktual i Kuvendit Talat Xhaferi pritet të votohet si kryeministër teknik, ndërsa në vendin e tij do të vij, koordinatori aktual i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski. Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale pritet të mbahen më 24 prill dhe 8 maj.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like