(VIDEO) Kovaçevski-Trençevska: Me masat e reja mbrojmë standardin e pensionistëve

by admin
Spread the love

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, zhvilluan takim me shoqatat e pensionistëve, ku diskutuan për mbështetjen e pensionistëve me pakon e re të masave anti krizë.  Në takim, kryeministri Kovaçevski i njoftoi pensionistët se nga sot hyjnë në fuqi masat, si dhe ia sqaroi mënyrën e pagesës.

Kovacevski per pensionistët

 “Me paketën e re anti-krizë në periudhën e ardhshme prej 5 muajve, pensionerët që marrin 14 mijë denarë do të marrin nga tre mijë denarë në muaj, ata që kan nga 14 deri në 16 mijë do të marrin 2 mijë denarë në 5 muajt e ardhshëm, ndërsa pensionistë që pranojnë nga 16 deri në 19 mijë denarë pension do të kenë mbështetje prej 1.500 denarë në 5 muajt e ardhshëm”.

 

Për këtë mbështetje janë paraparë 35 milionë euro dhe me këtë janë të përfshirë mbi 187 mijë pensionistë.

Kryetarja e shoqatës së pensionistëve

“Unë do të thoja se pensionistët sot janë të kënaqur dhe paketa anti-krizë që i referohet atyre të cilën e pezantojë kryetari i qeverise, me çka tregohe  sjellje serioze dhe respekt ndaj popullatës së moshuar. Shtesa për 5 muajt e ardhshëm përfshinnjë numër madh të pordoruesve të pensioneve  dhe me të vërtet përfaqëson masë që është e mirëseardhur”.

Në vitin 2024, buxheti vjetor për pensionet do të jetë më i madhi ndonjëherë, pra 1.36 miliardë euro, 560 milionë euro më shumë se në vitin 2016. Me këtë, nga viti 2017 deri në vitin 2024, kjo Qeveri do të paguajë 8.5 miliardë euro vetëm për pensione.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

 

 

MARKETING



You may also like