(VIDEO) Konfederata e Sindikatave kërkon që paga minimale të jetë e njejtë me vendet e rajonit

by admin
Spread the love

Konfederatës së organizatave sindikale të Maqedonisë i është bashkuar sot Sindikata e Sektorit Privat, Administrativ dhe Publik , në të cilin përfshihen organizatat sindikale nga minierat dhe sindikatat nga ndërmarrjet publike në vetëqeverisjen lokale. Kryetari i konfederatës Marjan Risteski deklaroi se nga qeveria e re do të kërkojnë kushte më të mira për të punësuarit dhe që paga minimale  të jetë më e lartë ose e njëjtë me vendet përreth, në të kundërtën, siç tha ai, ata pak punëtorë që kanë mbetur në vend do ta braktisin vendin.

MARJAN RISTESKI KRYETAR I KONFEDERATËS SË ORGANIZATAVE SINDIKALE TË MAQEDONISË

“Nga qeveria e re menjëherë do të kërkojmë që të fillojë dialogu social dhe shpresojmë që në të të ketë njerëz që dinë ta vlerësojnë punëtorin. Tashmë në 100 ditët e para do të dorëzojmë një kërkesë për të miratuar ligjin për marrëdhëniet e punës dhe për të rregulluar punësimet e përkohshme dhe kontratat në vepër. Do të kërkojmë që marrëveshjet në vepër të zgjasin më së shumti një vit, e jo si më parë 10 e edhe më shumë vite.”

Risteski tha se si sindikatë nuk do të lejojnë më persona joprofesionistë dhe të paaftë të menaxhojnë funksionet kryesore në shtet dhe shtoi se menjëherë do të shpallin publikisht emrat e atyre që do të konstatojnë se e kryejnë detyrën në mënyrë të papërshtatshme.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like