(VIDEO) Komisioni Antikorrupsion: Prokuroria nuk ka vepruar në rastin Ramiz Merko

by admin
Spread the love

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka rikujtuar se kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, i cili është në “listën e zezë” të SHBA-së, në maj të vitit 2019 është hapur lëndë, por nuk ka pasur asnjë reagim nga Prokuroria. Njëkohësisht, ata njoftojnë se Këshillit Gjyqësor në vitin 2019, si organi më i lartë, i është raportuar se Merko ka ndikuar që Gjykata Themelore e Strugës të rrisë minimumin për prokurim publik në kushtet e bllokimit të llogarisë së komunës. Gjykata Themelore e Strugës, me rritjen e minimumit në vitin 2017, i mundësoi kryetarit të komunës të blejë një automjet të shtrenjtë zyrtar.  KSHPK konkludoi se kryetari i komunës me vetëdije dhe qëllim ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar dhe duke tejkaluar kufijtë e autoritetit publik, ka ndërmarrë veprime në kundërshtim me parimet e ligjshmërisë dhe integritetit, interesit publik dhe interesit të komunës. Kjo është denoncuar në Këshillin Gjyqësor, por prej andej në mënyrë misterioze “e kanë humbur çështjen”, ka deklaruar kryetarja e komisionit për parandalimin e korrupsionit, Biljana Ivanovska.

BILJANA IVANOVSKA, KRYETARE E KOMISIONIT PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT

“Më 20 maj 2021, një peticion i është dorëzuar Këshillit Gjyqësor. Më 7 korrik 2021, ata raportojnë se pas kontrollit në arkivin elektronik nuk është gjetur një artikull i tillë dhe ja ku është peticioni me kartelë që lënda është pranuar në Këshillin Gjyqësor. Në vitet 2016 dhe 2017 lënda nuk ishte vjetëruar kur e raportuam, ndërsa më pas ajo është  vjetëruar”.

Ivanovska tha se më 18 nëntor 2019, komisioni për parandalimin e korrupsionit ia ka dorëzuar Prokurorisë  themelore iniciativën për ndjekjen penale të Ramiz Merkos. Rasti ka shkuar në Zyrën për Krim të Organizuar dhe Korrupsion përmes Prokurorisë Publike të Strugës dhe që atëherë nuk ka asnjë reagim nga Zyra Kundër Korrupsionit se ku është rasti, potencoi ajo.

BILJANA IVANOVSKA, KRYETARE E KOMISIONIT PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT

“Nga këtu e këtej nuk dihet se çfarë po ndodh me rastin, përveç njoftimit të fundit nga koordinatori i Prokurorisë Publike i cili na tha se është duke u bërë inspektim dhe kontoll për trajtimin e rasteve dhe se ata nuk janë në gjendje të na japin informacion. Ne e kërkuam dje dhe na thanë se nuk mund të ndajnë më shumë të dhëna”.

Ivanovska teksoi se  në katër vitet e fundit, Komisioni Kundër Korrupsionit ka zhvilluar një numër të madh të lëndëve, ndërsa deri në vitin 2022 ka dhënë më shumë se 100 iniciativa dhe rekomandime, Megjithatë, siç shton ajo, në shtet ka lidhje që nuk i lejojnë institucionet të funksionojnë siç duhet. Ajo tha se komisioni në katër vitet e gjysmë që nga themelimi i tij ka pasur mbështetje për punën e tij vetëm nga faktori ndërkombëtar.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like