(VIDEO) Këtë jave fillon vaksinimi kundër gripit

by admin
Spread the love

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se këtë javë fillon vaksinimi kundër gripit sezonal, ku kanë mbërritur 60 mijë doza për vaksinim falas. Ata thonë se  60 mijë dozat e vaksinave janë të katër llojeve të vaksinave kundër gripit sezonal, të destinuara për vaksinim falas. Qytetarët nga grupet e rrezikut që janë regjistruar për vaksinim përmes ueb faqes vakcinacija.mk do të marrin njoftim për datën, kohën dhe vendin e saktë të vaksinimit në ditët në vijim, thuhet në komunikatën e MSH-së.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

“Vaksinimi falas do të mbulojë grupet e mëposhtme të rrezikut: Të moshuarit (mbi 65 vjeç), Personat me sëmundje kronike, Punonjësit e kujdesit shëndetësor, Gratë shtatzëna, Fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç, Personat e vendosur në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve dhe personat e punësuar në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve.”

Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, i cili parandalon shfaqjen e formave më të rënda, ndërlikimet dhe vdekjen, veçanërisht në grupet e rrezikut, thonë nga Ministria e shëndetësisë.

Medina Ajeti /SHENJA/

MARKETING



You may also like