(VIDEO) Këshilli gjyqësor e rizgjodhi Ivan Xholevin kryetar të Gjykatës Penale

by admin
Spread the love




Gjykatësi Ivan Xholev u rizgjodh unanimisht kryetar i Gjykatës Penale ku gjykohen rastet më të mëdha të korrupsionit me zyrtarë të mëparshëm dhe aktualë. Këshilli Gjyqësor i dha një mandat të dytë për të menaxhuar gjykatën, sepse, sipas tyre ai tregoi rezultate të shkëlqyera në drejtimin e gjykatës, e cila gjatë mandatit të tij të parë ishte e përditësuar dhe transparente.
Ai u vlerësua me 200 pikë dhe ishte kandidati i vetëm i regjistruar për kryetar të Gjykatës Penale. Xholev u zgjodh gjyqtar në vitin 2008, ndërsa mandatin e parë si kryetar i Gjykatës Themelore Penale Shkup e mori në vitin 2017. Për 4 vite ai ishte kryetar i gjykatës penale, ndërsa për një vit ushtrues detyre.
Për herë të dytë kryetare e Gjykatës Themelore në Resnjë është zgjedhur edhe Emel Kranli Ali. Përveç Shkupit dhe Resnjës, në seancën e sotme duhet të zgjidhen edhe kryetarë të gjykatave themelore në Tetovë dhe Vinicë. Në seancën e sotme duhet të zgjidhen gjyqtarë për Gjykatën e Apelit në Gostivar, si dhe për Gjykatat Penale në Shkup dhe Shtip. Seanca u ndërprerë për shkak të mungesës së energjisë elektrike në ambientet e Këshillit Gjyqësor.

Medina Ajeti /SHENJA/ 


You may also like