(VIDEO) ISHP: Javën e kaluar ka rënie prej 13% të të infektuarve nga KOVID-19

by admin
Spread the love




Ulet numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi në  Maqedoninë e Veriut. Sipas Institutit të Shëndeti Publik nga data 7 deri më 13 shkurt, 123 persona kanë humbur jetën si pasojë e kovid-19, shifër kjo që është 32.6 për qind më pak se javën e kaluar, prej tyre 49 janë regjistruar  vetëm në kryeqytet. Ndërsa, sipas autoriteteve shëndetësore, në periudhën e njëjtë kohore 8.638 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, që është 13.4 për qind më pak se javën që lamë pas. Numri më i madh i tyre është shënuar në Shkup, respektivisht 56 për qind. Ndërsa incidenca më e lartë javore është shënuar në Kavadar.

 Instituti I Shëndetit Publik

“Të infektuar janë personat e të gjithë grupmoshave. Më e zakonshmja është tek personat mbi 60 vjeç, 23.5 për qind, 40-49 vjeç, 18.9 për qind. Numri më i vogël i infektimeve është regjistruar tek të rinjtë, nga mosha 0 deri më 9 vjeç, respektivisht 5 për qind. Në dallim nga java e kaluar është ulur numri I të infektuarve edhe tek personave nën 20 vjeç, dhe tek grupmoshat 20-29 vjeç është ulur për 31.5 për qind”

Sipas Institutit, gjatë javës së kaluar 9.900 persona janë shëruar, të cilët kanë qenë në kushte spitalore ose shtëpiake. Gjithashtu gjatë javës paraprake, janë regjistruar gjithsej 1.236 riinfektime, prej të cilëve 6 janë  riinfektime të dyta, shifër kjo që është për 7.8 për qind në dallim me javën e kaluar.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

 

 

 

 

 


You may also like