(VIDEO) Instituti IDEA: Popullsia në Maqedoninë e Veriut po plaket dhe po zvogëlohet

by admin
Spread the love

Instituti IDEA ka publikuar një raport-analizë të numrit të shfrytëzuesve të shtesave për fëmijën e tretë dhe të katërt gjatë periudhës 2013-2023, si dhe natalitetit në përgjithësi në Maqedoninë e Veriut. Të dhënat tregojnë që popullsia e Maqedonisë së Veriut ka pësuar ndryshime të konsiderueshme në dekadën e fundit, si nga struktura e moshës ashtu edhe për nga përbërja etnike. Si pasojë e natalitetit të ulët dhe migrimti të lartë, popullsia në Maqedoninë e Veriut po plaket dhe po tkurret, ndërsa proporcioni i etnive gradualisht po ndryshon si pasojë e shkallëve të ndryshmee të natalitetit tek etnitë përkatëse.  Analita e të dhënave tregon që një vit pas ndërprerjes së modelit univerzal të shtesave për fëmijën e tretë, pra në vitin 2020, kemi rënien më të madhe të fëmijëve të tretë të lindur në Maqedoninë e Veriut edhe atë prej 591 fëmijë apo 22.83% më pak krahasuar me vitin 2019.

INSTITUTI IDEA

“Prandaj, konsiderojmë që argumenti që forma shtesat për fëmijën e tretë nuk kishin ndikim në stimulimin e natalitetit  ishte sipërfaqësor meqë nuk merr parasysh efektin potencial që kjo politikë mund të ketë pasur në ngadalsimin e rënies së numrit të lindjeve të fëmijëve të tretë dhe të katërt”.

Analiza tregon se Maqedonia e Veriut në dhjetë vjeçarin e fundit ka pasur shkallë të fertilitetit prej mesatarisht 1.4 fëmijë për grua, shkallë që është shumë nën shkallën e zëvendësimit që është 2.1 fëmijë për grua.

INSTITUTI IDEA

“Kjo shkallë e fertilitetit ishte në rënie deri në kohën e para-pandemisë, pra deri në vitin 2020, dhe më pastaj shënoi një rritje të konsiderueshme. Megjithatë trendi rënës vazhdoi edhe në vitin 2022. Të gjitha etnitë kanë përjetuar rënie të numrit të fëmijëve të lindur në dhjetë vjeçarin e fundit përveç etnitetit Vlleh dhe Boshnjak, ndërsa etnitë me rënien më të madhe janë komuniteti rom, serb dhe maqedonas”.

Në përgjithësi në Maqedoninë e Veriut në vitin 2022 kanë lindur 3,265 fëmijë më pak se në vitin 2010.  Duke marrë parasysh koston e plakjes dhe tkurrjes së popullsisë e cila do të rëndojë sistemin e shëndetësisë, atë pensional si dhe zvogëlojë fuqinë puntore në Maqedoninë e Veriut, instituti IDEA rekomandon mekanizma më të targetuara për stimulim të natalitetit. Ndër to janë: kthimin e shtesës universale për fëmijën e tretë, skemë ko-kursimi për fëmijët, si dhe investim në institucione të kujdesit parashkollor dhe më shumë barazi gjinore.

/SHENJA/

 

MARKETING



You may also like