(VIDEO) IdeaLab: Biletat në panair për të përmirësuar organizimin e për të rritur vizitorët

by admin
Spread the love

Qytetarët që duan të vizitojnë Panairin e Librit i cili ka hapur dyert për artdashësit duhet të paguajnë 80 denarë për hyrje. Ndërkohë, në disa vende në rajon, përfshirë Prishtinën e Tiranën, hyrja në ngjarje të tilla zakonisht është falas. Në anën tjetër, nga kompania Idea Lab, në emër të organizatorit “Panairi i Shkupit”, kanë sqaruar për Televizionin SHENJA se edhe në panairet në Beograd dhe në Sarajevë qytetarët paguajnë  për hyrjen në panairet e librit. “Panairi i Librit në Beograd është më i shtrenjti në rajon me një tarifë hyrje 100% më e shtrenjtë sesa në Shkup. 80 denarë është shuma më e ulët e hyrjes së rregullt, e cila paguhet për një ngjarje kulturore në vendin tonë”, thonë nga Idea Lab. Nga kompania theksojnë se arsyeja kryesore operative e ekzistencës së biletave për këtë panair është thjesht shtimi i numrit të vizitorëve me qëllim të organizimit dhe mbajtjes sa më të mirë të këtij manifestimi.

Idea Lab

“Në kohën kur çdo gjë po shtrenjtohet, biletat e rregullta për Panairin e Librit sivjet kapin vlerën simbolike prej 80 denarësh, ndërsa biletat e veçanta për grupe të organizuara të studentëve janë 50 denarë. Shuma e tarifës së hyrjes nuk ndikon negativisht në numrin e vizitorëve, përkundrazi frekuentimi në dy ditët e para të Panairit të Librit është 25% më i lartë sesa vitin e kaluar, ndërsa parashikohet rritje e vizitorëve si në periodhën para pandemisë”

Ndërkohë, qytetarët e intervistuar nga Televizioni SHENJA kanë deklaruar se organizime të tilla kulurore është mirë të jenë falas, megjithatë thonë se ia vlen të paguhet për organizime të tilla.

QYTETAR

“Unë tani sapo  erdha në panair. Më vjen shumë mire që shoh shumë njerëz qe vijnë sepse e duan librin dhe e lexojnë librin Organizimet e tilla duhet të jenë falas, por ia vlen të paguhet për ambiente të tilla”.

 

QYTETAR

“Mirë normalisht,sapo jemi hyrë këtu, të shofim. Nuk mendoj, ata që janë të interesuar për libra nuk mendoj që është një shifër e lartë”.

 

QYTETAR

“Panairi është i njejtë si vitin e kaluar, janë po ato botime ka edhe diçka të re,por më shumë dominojnë tituj e vjetër. Varësisht nga shtëpia botuese , kanë çmime të mira. çmimi I hyrjes nuk duhet të paraqesë problem sepse është çmim i volitshëm”.

 

QYTETAR

“Çmimet e librave janë të kapshme. Shoh që ka interes të lartë nga qytetarët”.

Ndërkohë, përfaqësues të shtëpive botuese thonë se ofrojnë libra të ndyshme për lexues të ndyshëm. Ata thonë se janë të kënaqur nga vizitorët.

 

SHTËPIA BOTUESE ALBAS

“Ne kemi seri të madhe të librave, kemi libra të llojllojshëm. Duke filluar nga bota e bebes deri në tituj për të rritur. Ditët e para nuk kemi pasur aq shumë vizitorë ndoshta njerëzit nuk kanë qenë të informuar shumë këto ditë të tjera ka filluar nga pak të lëvizë por shpresoj që të shtohet numri i vizitorëve sepse libri nuk del nga moda asnjëherë”.

 

SHTËPIA BOTUESE EDUKA MAK

“Ne jemi shtëpi botuese e specializuar për literature për fëmijë. këtë vit kemi botime të reja, prandaj i apelojmë fëmijët që duan të lexojnë të na vizitojnë sepse ka libra për secilin fëmijë. Vizitorët janë të shumtë. Jemi munduar të kemi çmime të volitshme të librave”.

 

SHTËPIA BOTUESE NUN

“Ne kemi ardhë me libra fetar, libra psikologji , histori, pedagogji. Interesimi këtë vit është i mirë dallon nga vitet tjera”.

Panairi i librit ka filluar më 4 maj dhe do të përfundojë më datën 10 maj. Medina Ajeti /SHENJA/ 

 

You may also like