(VIDEO) Gjykatat i injoruan 56 nismat e antikorrupsionit

by admin
Spread the love

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska, në një konferencë për media me rastin e përfundimit të mandatit, ka deklaruar se nga 56 iniciativa për fillimin e procedurës për ndjekje penale, asnjë nuk është proceduar.  Sipas saj, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit gjatë mandatit pesëvjeçar ka ngritur gjithsej 2872 lëndë, prej të cilave 2788 janë bazuar në raporte nga fusha e parandalimit të korrupsionit dhe 84 lëndë janë ngritur me iniciativë të tij. Me këtë, Ivanovska inofrmon se janë zgjidhur 2451 lëndë dhe janë dorëzuar 59 iniciativa për përcaktimin e përgjegjësisë së drejtuesve dhe zyrtarëve dhe 56 iniciativa për inicimin e procedurës për ndjekje penale, ndërsa ajo shtoi se  asnjë iniciativë për ndjekje penale nuk është ndjekur penalisht.

BILJANA IVANOVSKA,KRYETARE E KOMISIONIT SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT

“Nga iniciativat tona për ndjekje penale të dorëzuara në prokuroritë publike, deri më tani në gjykatë nuk ka arritur asnjë vendim i prokurorisë publike, jo vetëm nga kjo përbërje por nga ekzistenca e këtij institucioni që nga viti 2002, me përjashtim të “Bachilo”. Janë gjithsej mbi 200 iniciativa për ndjekje penale që kanë dalë prej këtu në njëzet vitet e fundit që ka ekzistuar ky institucion”.

Për atë se cfarë duhet të bëhet në të ardhmen që të ndryshojë kjo situatë, Ivanovska vlerëson se pyetja duhet t`u drejtohet organeve gjyqësore, ku siç tha, duhen ndryshime rrënjësore dhe se çdo institucion duhet ta bëjë detyrën konform kompetencave. Përbërja aktuale e Komisionit Antikorrupsion do të mbajë edhe një seancë, të hënën, në suaza të mandatit.  E pyetur se me çfarë janë më të kënaqur me punën e tyre, ajo përmendi 56 iniciativat për fillimin e procedurës për ndjekje penale dhe 59 iniciativat për përcaktimin e përgjegjësisë së drejtuesve dhe zyrtarëve, të cilat, thotë ajo, praktikisht janë iniciativa për shkarkimin e zyrtarëve të rangut të lartë.

BILJANA IVANOVSKA,KRYETARE E KOMISIONIT SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT

“Të gjithë i referohen zyrtarëve të profilit të lartë dhe të gjithë mbështeten me materiale provuese që Prokuroria duhet t’i kishte parasysh, jo për t’i trajtuar si kallëzim nga një qytetar i thjeshtë. Sepse disa nga këto gjetje mbështeten në raportet e auditimit. Jemi krenarë edhe për të gjitha iniciativat në Gjykatën Kushtetuese, edhe pse u refuzuan – ne mbajtëm iniciativën për ish-presidentin dhe për “Bechtel dhe Enka” për miratimin e ligjit pas një procedure të shkurtër, sepse shkelet Kushtetuta. ashtu, por kështu funksionon shteti, më tepër që duhet të ndryshojë”.

Në lidhje me atë se a janë përballur me presione apo kërcënime gjatë mandatit të tyre, ajo thotë se nuk janë përballur me situata të tilla, por edhe se qëndrimi i tyre i deklaruar publikisht ka qenë një lloj barrierë për tentativa të tilla të mundshme.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like