VIDEO / Fjalimi i Ibras: Askush nuk besonte te ne, kjo na bëri më të fortë

by admin
Spread the love

U kthye për të fituar sërish me fanellën e Milanit dhe në fushën e Sassuolos e mbajti premtimin e tij.

Në moshën 40-vjeçare, Zlatan Ibrahimovic ka fituar titullin e radhës kombëtar në karrierë dhe në dhomat e zhveshjes ka mbajtur një fjalim si lider i vërtetë përpara shokëve të skuadrës.

“Në fillim askush nuk besonte te ne dhe kjo na bëri akoma më të fortë. Jam shumë krenar për të gjithë ju. Milano nuk është Milani, e gjithë Italia është Milani”, ka thënë sulmuesi suedez i Milanit. / Oversport.tv

You may also like