(VIDEO) Fitër Bajrami, pas një muajit lutjesh e sakrificash, vjen lehtësimi!

by admin
Spread the love




Besimtarët muslimanë në Maqedoninë e Veriut sot në orët e para të mëngjesit i kanë mbushuar të gjitha xhamitë e vendit, për të falur namazin e Fitër Bajramit. Nën organizimin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut  xhamia Mustafa Pasha në Shkup ishte vendi ku u mbajt manifestimi qendror për faljen e namazit të Fitër Bajramit.

Kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu, tha se kjo ditë është ditë e madhe e një gëzimi të madh për të gjithë besimtarët muslimanë. Duke bërë lutje drejtuar Zotit, Fetahu tha se besimtarët muslimanë duhet të vazhdojnë njejtë edhe pas muajit të shenjtë të Ramazanit.

SHAQIR FETAHU, KRYETAR I BASHKËSISË FETARE ISLAME 03:36

“Lus Allahun fuqiplotë që kjo ditë të jetë ditë e buzqeshjes, ditë e afrimit në mes njerëzve, ditë e pajtimit, shtrirjes së dorës së afrimit në mes njerëzve dhe në këtë mënyrë, të jemi të lumtur dhe të gëzuar të gjithë. Zoti na bekoftë”.

Në programin e BFI-së në këtë xhami u kënduan edhe ilahi, lexim të kuranit dhe ligjeratë fetare.

MARKETING



Festa e Fitër Bajramit fillon pas namazit dhe pastaj fillojnë vizitat nëpër familjarë dhe simbolika e gjithë kësaj festë edhe ëmbëlsira e bakllavas, ku të gjithë mysafirëve ju servohet nga i zoti i shtëpisë.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING






You may also like