(VIDEO) Energji më e lirë për kompanitë e vajit, qumështit dhe bukës

by admin
Spread the love

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka njoftuar se kompanive të cilët prodhojnë vaj, qumësht, prodhime të qumështit, prodhime të drithërave, kompanitë që prodhojnë bukë, ëmbëlsira dhe biskota, do të furnizohen me energji elektrike dyfish më të lirë. Ai, pas takimit me përfaqësues të industrisë ushqimore, u shpreh se po diskutohet që në këtë grup të futen edhe kompanitë e mishit dhe prodhimeve të mishit.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Në bazë të bisedimeve me Ministrinë e Financave, me siguri do të jetë nën 100 euro për MW/h, pra, dyfish më pak sesa është tani në tregun e rregulluar, ndërsa po thuajse trefish ose më tepër në tregun e hapur. Me këtë me siguri se do të ulen shpenzimet operative të kompanive deri në fund të prillit”.

Ministri Bekteshi theksoi se vendi 80 milionë eurot, ndihmë nga Bashkimi Evropian, do t’i shfrytëzojë me shumë gjasa si mbështetje direkte për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve dhe për sipërmarrjet mikro dhe të vogla. Siç bëri të ditur ai propozimet janë dorëzuar të mërkurën në Komisionin Evropian  ndërsa deri të premten pritet një përgjigje.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Dje janë dorëzuar propozimet tona në KE, deri nesër sigurisht që do të kemi një përgjigje dhe me shumë mundësi fondet do të jenë mbështetje direkte për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve dhe për kompanitë mikro dhe të vogla deri në përfundimin e situatës së krizës deri në fund të muajit prill”.

Si shtet kujdesemi që kjo krizë të mos jetë në kurrizin e qytetarëve. Ky është vetëm fillimi i miratimit të masave të tilla, do të pasojnë shumë masa të tjera, për të zbutur krizën dhe për të mbrojtur standardet e konsumatorëve, dekalroi ministri I ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Ai shtoi se vlerësimet janë se tregu do të stabilizohet brenda një muaji dhe më pas do të ulet çmimi i produkteve bazë.

Medina Ajeti /SHENJA/

You may also like