(VIDEO) Drejtori i doganave: Dixhitalizimi, jo poligrafi për ta parandaluar korrupsionin në dogana

by admin
Spread the love

Drejtori i Doganave, Stefan Bogoev, në intervistën javore për Radio Europën e Lirë, theksoi se poligrafi nuk është zgjidhje për korrupsionin në mesin e punonjësve. Ai  mbështetet në mekanizma dhe praktika të besueshme, siç është digjitalizimi. Bogoev pranon se ka korrupsion tek doganierët, andaj pret që të kontrollohet gjendja e tyre e pasurisë.

Propozimi i fundit që ka Koordinatori Kombëtar për Menaxhimin e Kufirit është që ato të vendosen në  poligraf çdo vit. Mirëpo kjo, siç tha Bogoev, nuk është zgjidhja e korrupsionit në rradhët e doganave.

 STEFAN BOGOEV, DREJTOR I DOGANAVE

“Nuk jam i sigurt se kjo do të zgjidhë çështjen e korrupsionit. Përkundër faktit që tashmë e kam thënë që ia lë opinionit  profesional të vendosë për pjesën e testimit të poligrafit dhe sa i saktë është poligrafi, sepse nëse ia ndërpret kontratën dikujt në bazë të kësaj dhe ai nuk është 100% i saktë, mund të shkatrrojë vërtet jetën e dikujt. Bëhet fjalë për fatet njerëzish, nuk bëhet fjalë vetëm për zgjidhjen e kontratës së punës. Nëse e ndërpresim në bazë të poligrafit, pra me supozimin se je kriminel, kjo do të thotë shumë më tepër për një person dhe familjen e tij.”

Sipas Bogoev, doganat do të mbështeteshin vetëm në mekanizma dhe praktika që tregojnë me besueshmëri nëse dikush është i korruptuar apo jo. Ai thotë se mënyra më e mirë për t’u përballur me korrupsionin është digjitalizimi.

STEFAN BOGOEV, DREJTORI I DOGANAVE

“Fakt është se ne kemi problem me korrupsionin në rradhët e doganave. Do të isha i pandershëm dhe i padrejtë nëse nuk do ta pranoja sepse e di që është kështu. Praktikisht, ky është angazhimi im, zero tolerancë ndaj korrupsionit nga jashtë po edhe zero tolerim ndaj korrupsionit brenda”.

Bogoev shtoi se, Drejtoria  e doganave është një nga të paktat, ndoshta i vetmi institucion në vend ku punonjësit dorëzojnë fletë- pronësi.

/SHENJA/

 

MARKETING



You may also like