(VIDEO) Chollet: Nuk u zhgënjyet nga ngecja për emrin, rruga përpara varet nga ju!

by admin
Spread the love

“Keni arritur shumë në tri dekadat e juaja të pavarësisë, ndërsa këtë e arritët edhe krahas zhgënjimeve kur dyert njëra pas tjetrës ju mbylleshin para jush. Me guxim dhe sakrificë e hapët derën për hyrje në NATO, ndërsa ne ishim përkrah jush kur hytë”, tha për MIA Derek Chollet, këshilltar në Departamentin e Shtetit Amerikan. Ai theksoi se hapi i ardhshëm përpara drejt Bashkimit Evropian varet nga ju, dhe se SHBA-ja gjithnjë do të jetë me ju. Jam i bindur se përfaqësuesit e popullit do të veprojnë në interes më të mirë të vendit, dhe do ta çojnë përpara tha Chollet. Ai nënvizon se arritjet dhe rezistenca e Maqedonisë së Veriut janë inspirimi i vërtetë ndërsa kjo flet shumë edhe për popullin e saj.

DEREK CHOLLET, KËSHILLTAR NË DEPARTAMENTIN E SHTETIT TË SHBA-SË

“SHBA-ja është krenare që është me Maqedoninë e Veriut derisa ajo i arrin me sukses qëllimet e përbashkëta. Për shumë vite, Maqedonia e Veriut ka qenë partnere e SHBA-së në fushën e sigurisë, ndërsa në vetëm pak vite tashmë është dëshmuar se është një aleate e fortë në NATO. Kryesimi i jashtëzakonshëm i OSBE-së i vendit, si një udhëheqës i vërtetë, në këto momente vendimtare është jetik për përpjekjet tona në luftën kundër përhapjes së dezinformatave nga Rusia dhe për të mbështetur Ukrainën”.

Cholet përkujton se më shumë se 30 vjet SHBA-ja dhe Maqedonia janë, siç thotë, partnere të palëkundura.

DEREK CHOLLET, KËSHILLTAR NË DEPARTAMENTIN E SHTETIT TË SHBA-SË

“Marrëdhëniet tona janë më shumë se fraza të thjeshta mbështetjeje dhe inkurajimi. Ne kemi investuar tek ju dhe do të vazhdojmë të investojmë tek ju për një arsye të thjeshtë: ne dëshirojmë që ju të keni sukses. Ne investojmë tek ju sepse forca, qëndrueshmëria dhe prosperiteti i vendit tuaj kontribuojnë në përmirësimin e të gjithëve ne. Dhe pikërisht për shkak të lidhjeve tona të qëndrueshme dhe interesave të përbashkëta, ne dëshirojmë që ju të siguroni të ardhmen tuaj si një shtet i fortë evropian”.

Këshilltari në Departamentin e Shtetit të SHBA-së më tutje thekson se të dyja shtetet janë shoqëri të fuqishme multientike, të përkushtuara thellë në vlerat e përbashkëta, duke përfshirë dinjitetin njerëzor dhe prosperitetin për të gjithë qytetarët.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like