(VIDEO) Çdo i treti banor në Maqedoninë e Veriut është shqiptar

by admin
Spread the love

Në Maqedoninë e Veriut jetojnë 54.21% maqedonas, 29.52% shqiptarë. Kështu thonë të dhënat e regjistrimit të popullsië që u publikuan sot, proces që u realizua pas 2 dekadash.  Popullsia e përgjithshme e vendit del të jetë 2 milionë e 097 319 persona, prej tyre 50.4% femra dhe 49.6% janë meshkuj. Popullsia rezidente është 1.836.713 qytetarë. Popullsia jorezidente është 260.606.

Nga numri i përgjithshëm i regjistrimit janë identifikuar:

Maqedonas 54.21%

Shqiptarë  29,5%,

Turq 3.98 %

Romë 2,36%

Serbë 1,18%

Boshnjakë 0,87%

Vllehë 0,44%

Ndërsa sa i përket përkatësisë fetare, janë deklaruar:

46,14% janë deklaruar si ortodoksë

32,17% si muslimanë

0,37 si katolikë

Mosha mesatare e popullisë është 40 vjeç. Shkupi ka mbi 500 mijë banorë, maqedonas 58,71%, shqiptarë 22.85%. Sipas numrit të banorëve, komuna më e vogël është e Zernovcit me 2 086 banorë, ndërsa komuna më e madhe është ajo e Komuanvës me 98 104 banorë.

Nga Enti Shtetëror i Statisktikave, u shprehën se ndjehen krenarë që regjistrimi është realizuar me sukses dhe rezultatet janë shpallur për kohë rekorde. Drejtori Apostoll Simovski, tregon se këtë proces e kanë realizuar në rrethana shumë të rënda.

Apostoll Simovski, drejtor i ESHS-së  

“Ne kemi realizuar regjistrim në rrethana shumë të rënda. E para, ishte muaji shtator, vera e zgjatur, qytetarët i shfrytëzonin ditët e nxehta që të kalojnë pushime.  Nëpër shtëpitë që nuk kemi gjetur askënd kemi lënë porosi se kanë qenë regjistruesit, numrin e telefonit që të ju paraqiten. Një pjesë e madhe e qytetarëve këtë e kanë shfrytëzuar, e disa jo. Pastaj, ka pasur punë intensive në arë, bujqit kanë punuar deri në orët e vona të mbrëmjes. Ka pasur Covid, shumë persona ishin të frikësuar, refuzonin të hapnin derën si dhe shumë rrethana të tjera”.

Ndërkaq, zëvendës drejtori Ilmi Selami, tregon se shtyrja e regjistrimit në muajin mars për në shtator, atyre u ka kushtuar 500 000 euro.

Ilmi Selami, zv/drejtor i ESHS-së  03:54

“Shtyrja e regjistrimit në muajin prill na ka kushtuar 500 000 euro për shkak se e gjithë makineria e regjistrimit ishte vënë në punë, ndërsa shtyrja e regjistrimit ka ndodh në fund muajit mars, një ditë para fillimit të regjistrimit në terren. Në fund, të gjitha aktivitetet e regjistrimit i kemi kryer në buxhetin e planifikuar dhe madje kemi kthyer 900 000 euro në buxhet. I gjithë procesi i regjistrimit çdo qytetari të vendit i ka kushtuar nga 4 euro”.

Përndryshe, numri i ekonomive familjare është 598 632, ndërsa numri mesatar i anëtarëve të ekonomive familjare është 3.06. Kurse numri i banesave është 839 174.

Ndërkaq, persona që kanë refuzuar të regjistrohen janë 132 260 persona.

Popullsia e përgjithshme në vend për krahasim nga viti 2002 është zvogëluar për 185 834 persona ose për 9.2%. Ndërsa 207 vendbanime janë boshatisur.

Regjistrimi u realizua nga 5-30 shtator të vitit 2021.

Po ashtu bënë me dije se laptopët që janë përdorur për procesin e regjistrimit, do të ju shpërndahen institucioneve që kanë nevojë. Emine Ismaili /SHENJA/ 

You may also like