VIDEO/ Benzema zbulon formacionin e ëndrrave, sulmuesi francez habit me zgjedhjet e tij

by admin
Spread the love

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema gjatë një intervistë ka zbuluar 11-tën e ëndrrave të tij. Ai shpërfilli Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin, duke i lënë jashtë formacionit.

Një përjashtim që i ka habitur të gjithë pasi CR7 dhe “Pleshti” janë padyshim dy më të mirët në histori ku kanë dominuar futbollin europian dy dekadat e fundit. Dy figurat ikonike kanë grumbulluar kolektivisht 13 Topa të Artë.

Pjesë e formacionit të përzgjedhur prej tij janë Pol Pogba, Zinedine Zidane, Makelele apo edhe Marselo, Ramos, Pepe dhe Dani Alvesh.

PANORAMASPORT.AL

You may also like