(VIDEO) Angjushev në “listën e zezë”, Gërkovska: Institucionet vendore duhet ta luftojnë korrupsionin

by admin
Spread the love

Përgjegjësia kryesore është e institucioneve vendase, por çdo ndihmë nga institucionet ndërkombëtare, nga vendet tona mike, veçanërisht nga SHBA, e cila është një partner strategjik, është e mirëseardhur dhe pres që institucionet ndëkrmobëtare dhe vendase të marrin të gjitha masat e nvojshme në përputhje me indikacionet. Kështu deklaroi zëvendës kryeministrja për Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska, në lidhje me vendimin e SHBA-së, për futjen e biznismetnit dhe ish-zëvendëkryeministrit Koço Angjushev në “listën e zezë” .

Sllavica Grkovska                      

“Ne tashmë kemi propozuar dhe  ka kaluar në  Qeveri që të bëhen ndryshime në Ligjin për masat kufizuese, ku përveç sanksioneve nga BE-ja dhe OKB-ja, të shtohen edhe sanksionet nga SHBA dhe kjo do të jetë një vlerë shtesë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”

Të martën, Departamenti Amerikan i Shtetit e ka shpallur ish zv/kryeministrin Angjushev në listën e personave të padëshiruar në SHBA. Sipas tyre, Angjushev ka keqpërdorur pozitën zyrtare për të përfituar bizneset e tij private, duke e cenuar besimin e opinionit në Maqedoninë e Veriut në institucionet qeveritare.

Ndërsa, Angjushev  ka reaguar duke thënë se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për daljen nga lista e zezë e SHBA-ve, të cilën e konisderoi të panevojshëm në kuadër të angazhimeve të SHBA-së, për të lufutar korrupsionin. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like