(VIDEO) Ambasadorja amerikane: Lufta në Ukrainë thekson nevojën e euro-integrimeve të RMV-së

by admin
Spread the love




Situata në Ukrainë, ka qenë kryetema në takimin mes kryeministrit të vendit Dimitar Kovaçevskit dhe ambasadores amerikane në vend Kate Marie Burns. Nga shërbimi qeveritar kanë  njoftuar se në takim është  thënë që agresioni i Federatës Ruse në një vend sovran, është kërcënim serioz i paqes dhe sigurisë në Evropë dhe botë.

Nga Qeveria thonë se ambasadorja Bërns në takim ka theksuar se gjendja aktuale tregon rëndësinë e integrimit sa më të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në BE.

Qeveria e RMV-së

“Ambasadorja Bërns theksoi se kriza aktuale e sigurisë në Evropë tregon nevojën për fokus të vazhdueshëm në rajon dhe Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë integrimin evropian të vendit”.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Kovaçevski ja ka prezantuar ambasadores amerikane edhe setin e masave ekonomike.

Qeveria e RMV-së

“Kryeministri Kovaçevski, në bisedën me ambasadoren Burns i ka prezantuar masat që i ka marrë Qeveria për t’u përballur me pasojat e krizës ekonomike dhe energjetike, të cilat po komplikohen me luftën në Ukrainë dhe ka theksuar se bëhet fjalë për masa gjithëpërfshirëse, të targetuara për ta mbrojtur sigurinë dhe standardin e qytetarëve, si dhe për të siguruar kushte stabile për punën e kompanive”.

Në takim është theksuar se në këtë kohë krizë botërore, vlerat dhe përfitimet e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe partneriteti strategjik me SHBA-në, janë të një rëndësie të veçantë.

Emine Ismaili /SHENJA/ 

 

 

 

 


You may also like