(VIDEO) Aksidenti i autobusit në Itali, 11 të lënduar dalin nga spitali, njëri operohet

by admin
Spread the love

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Itali, ku një autobus i agjencisë turistike nga Maqedonia e Veriut është përplasur me dy kamionë në një tunel.  Sipas informacioneve, autobusi fillimisht është përplasur me një kamion ndërsa më pas ka hasur në kamionin e dytë që ishte i mbushur me shishe alkooli.  Shoferi i autobusit ka ndërruar jetë, ndërsa 12 persona janë lënduar dhe janë dërguan në spitalet në Ankona, Fermo dhe San Benedeto.

Shtatë nga të plagosurit lehtë janë vendosur në San Benedeto, dy persona në shërbimin e urgjencës mjekësore në Fermo, ndërsa dy në spitalin e Ankonës. Njëri është transportuar me helikopter, ndërsa tjetri me autoambulancë. Asnjë nga pasagjerët e tjerë nuk është në rrezik për jetë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se nëpërmjet Ambasadës në Romë janë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet italiane. “Përmes Ambasadës në Romë u informuam se në autostradën mes qyteteve Ascoli Piceno dhe Ankona në Itali ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin mori pjesë edhe një autobus i një agjencie turistike nga Maqedonia e Veriut. Në vendngjarje ka humbur jetën drejtuesi i autobusit R.I (1965), shtetas i Maqedonisë së Veriut, ndërsa 12 pasagjerë, po ashtu shtetas të RMV-së, kanë marrë lëndime të lehta”, thuhet në komunikatën e ministrisë së jashtme. Në autobus ndodheshin 12 persona, mes tyre dy fëmijë. /SHENJA/

 

 

MARKETING



You may also like