LIVE BAJERN MYNIH-REAL MADRID / Gol me rastin e parë. Vinicius u jep avantazhin spanjollëve (VIDEO)

by admin
Spread the love

Mbrëmja e sotme rezervon një nga takimet më elitare në rang klubesh, aty ku Bajern Mynih dhe Real Madrid do “përplasin brirët” në mitikun e “Allianz Arena”.

Një ndeshje jo rrallë herë e shikuar në kompeticionin më të madh europian për klube. 2 skuadrat vijnë nga sezone komplet të ndryshme. Real Madrid eliminoi Mançester Sitin në raundin çerekfinal për të ardhur deri këtu, dhe për momentin mund të themi që e kanë siguruar edhe titullin kampion në La Liga për këtë vit. Bajern Mynih po kalon një makth të vërtetë. Kishte vite që klubi gjerman nuk ka qenë në një formë kaq të dobët, ku janë eliminuar nga Kupa dhe kampionatin ia kanë “rrëmbyer” për të parën herë pas 11 vitesh, “aspirinat” e Bajer Leverkusen.

LIVE BAJERN MYNIH-REAL MADRID 0-1
24′ Vinicius

NGJARET KRYESORE

24’ GOOOL REAL MADRID! Pasim spektakolar i Kros për Vinicius i cili nuk gabon para portës dhe u jep avantazhin spanjollëve. (VIDEO)

15’ Musiala gjen hapësirë para zonës dhe gjuan nga distanca, diagonalja e tij tokazi nuk shkon drejt portës.

12’ Musiala gjen hapësirë në zonë për të gjuajtur, edhe ai pa gjetur katërkëndorin e Lunin.

9’ Kejn tenton supergolin nga mesfusha duke parë daljen e Lunin, topi mbi traversë. (VIDEO)

8’ Sane shfaqet edhe një herë i vetëm në të majtën, gjuajtja e tij e fortë kalon mbi traversë. (VIDEO)

6’ Kejn nga e djathta në zonë gjen mundësinë të gjuajë, por është qendrore dhe e lehtë, duke mos shqetësuar Lunin.

5’ Bajern ekzekuton një goditje këndi nga e djathta, Kimish provon të pasojë në zonë me pasime, por arrin të fitojë vetëm një tjetër goditje këndi.

1’ Menjëherë mundësi e artë për Sane, gjuajtja e tij ndalet para se të shkojë në portë nga Lunin. (VIDEO)

1’ Nis ndeshja në Mynh.

FORMACIONET ZYRTARE

REAL MADRID (4-3-1-2) : Lunin; Vazkez, Rydiger, Naço, Mendi; Valverde, Kros, Tukameni; Bellingam; Rodrigo, Vinicius | Trajner: Karlo Ançeloti

BAJERN MYNIH (4-2-3-1): Nojer; Kimish, Dajer, Kim, Mazraui; Laimer, Gorecka; Sane, Myler, Musiala; Kejn | Trajner: Tomas Tuhel

bandicam 2024-04-30 19-54-49-837

PANORAMASPORT.AL

You may also like