(VIDEO) Ahmeti: Me bashkimin e partisë boshnjake fitorja e Frontit Evropian do të jetë bindëse

by admin
Spread the love

Lidhja Demokratike Boshnjake është partia e radhës e cila sot edhe zyrtarisht ju bashkua Frontit Europian, të kryesuar nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, i cili tha se kjo marrëveshje nënshkruhet përpara një monumenti, që siç tha ai, i cili e kthen në shumë dhimbje në shumë përjetime zhdukje dhe shfarosje të familjeve të tëra. Këtë dhimbje Ahmeti tha se e kanë ndarë bashkë me vëllëzërit boshnjakë. Sipas kreut të BDI-së, bashkimi i Unionit Boshnjak në Frontin Europian e bën këtë koalicion bindshëm fitues.

ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM 

“Të bashkuar  të gjithë jemi më të fortë dhe kjo aleancë, kjo bashkangjitje që Unioni boshnjak bëhet me Frontin Eurpian, këtë Frontë e forcën dhe e bënë binshëm fitues dhe triumfues në zgjedhjet presidenciale dhe paralametare”.

Ndërkaq, kryetari i LDB, Munir Kolashinac,  do të jetë edhe pjesë e listave zgjedhore të Frontit Europian për deputetë në Zonën e Parë zgjedhore.

Përndryshe, deri në këtë momente këtij frontit të Ali Ahmetit iu janë bahkaur rreth 10 parti, të cilët do të garojnë me moton Jo Rusisë, Po Europës. Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like