Video/ 9-vjeçari ngatërron gjarprin me zile me ‘kafshë lodër’ në kopshtin e gjyshes në Florida (fotot)

by admin
Spread the love

Një djalë 9-vjeçar në Florida në SHBA thuajse bëri gabimin fatal kur iu afrua një prej gjarpërinjve më helmues në botë, duke besuar se ishte një lodër e kopshtit të gjyshes.

Angelo Owens ishte në shtëpinë e gjyshes së tij kur pa diçka në cepin e kopshtit, sipas rrjetit vendas WESH 2.

“Mendova se ishte një kafshë pelushi per zbukurim,” tha Angelo pasi kishte kuptuar se ishte një zvarranik helmues i vërtetë.

Djali ishte kthyer më pas shpejt për t’i treguar prindërve brenda shtëpisë, të cilët besonin fillimisht se kishte hasur një gjarpër të padëmshëm, para se të dëgjonin trigëllimën e frikshme të bishtit të tij me zile.

“Dëgjova një fishkëllimë të fortë, që nga dy apo tre shtëpi më larg,” tha babai i Angelo, cili shtonte se eksperienca e kishte tronditur të birin.

Për fat Angelo nuk iu afrua mjaftueshëm predatorit dhe ekspertët e botës së gjallë erdhën për të ndërhyrë, bashkë me një prej kapësve më me eksperiencë të gjarprinjve, Bob Cross.

“Djali është me fat, sikur të mos ishte kthyer te prindërit për t’i treguar, përfundimi mund të kishte qenë krejt tjetër”, tha Cross për mediat.

Gjarpri me zile i njohur si “kurriz-diamant” në lindje të SHBA, mund të ritet deri në 2.7 metra gjatësi. Zyrtarët thanë se e morën zvarranikun në qendrën e kafshëve për të marrë helmin e tij me të cilin prodhohen anti-helme për viktimat e kafshimeve.

Kafshimi tyre është shumë i dhimbshëm dhe lëshon helmin e quajtur hemotoxin që vret qelizat e kuqe të gjakut.

Gjarpri përdor bimësinë si kamuflazh teksa kërkon për ushqim por nuk sulmon njerëzit pa shkak.