VIDEO/ 3 gola të pësuar për 8 minuta, Ballkani mposhtet nga Dinamo e Zagrebit dhe e mbyll grupin në vendin e fundit

by admin
Spread the love

Ballkani i Ilir Dajës, nuk ia doli të bënte mrekullinë ndaj Dinamos në Zagreb, teksa u mposht me rezutlatin 3-0, duke e mbyllur grupin në vendin e fundit.  

Të 3 golat kampionët e Kosovës, i pësuan në harkun kohor të 8 minutave, duke iu dorëzuar totalisht kroatëve. Në 6 ndeshjet e luajtur, Ballkani arriti të siguronte 4 pikë. 3 gola të shënuar dhe 7 të pësuar.  

renditjaaa

FT D. Zagreb – FC Ballkani 3-0

Periç 69′, Petkoviç 72′, 77′ (P)

KOMENTI: 

Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 2 minuta shtesë!

84′ Sërish vendimtar Koliçi që bën një tjetër pritje shpëtimtare, duke i mohuar golin e katërt, futbollistit Moharrami.

82′ Ballkani kryen edhe dy zëvendësimet e fundit, largohen Hamidi dhe Halili, në lojë Manaj dhe Karrica.

77′ GOL DINAMO E ZAGREBIT 3-0/ Kapiteni Petkoviç nuk fal nga pika e bardhë e penalltisë duke mposhtur për herë të dytë Kolin (VIDEO)

75′ Dellova bën një ndërhyrje nga mbrapa ndaj sulmuesit Kaneko dhe ndëshkohet me karton të verdhë, penallti për Dinamon e Zagrebit. (VIDEO)

72′ GOL DINAMO E ZAGREB 2-0/ Kroatët shënojnë edhe golin e dytë në harkun kohor të 3 minutave, me anë të sulmuesit Petkoviç, që nuk fal nga shumë pranë vijës fatale pas grushtimit të Koliçit. (VIDEO)

71′ Dy zëvendësime te Ballkani, largohen Kuç dhe Trashi në fushë Tolaj dhe Potoku.

69′ GOL DINAMO E ZAGREB 1-0/ Thyhen kampionët e Kosovës, Periç shënon me kokë pas një harkimi nga këndi. Në festë kroatët (VIDEO)

59′ Dy pritje fantastike, portieri Enea Koliçi “çmend” kroatët e Dinamo Zagreb (VIDEO) 

52′ Minuta mjaft të mira për Ballkanin, që kontrollon lojën, duke u hedhur në sulm në kërkim të golit. Vendimtare ndërhyrja e portierit të Dinamos së Zagrebit, me duelin me Ismajlgecin (VIDEO) 

46′ Starton pjesa e dytë, Dinamo e Zagreb kryen sërish zëvendësim, largohet nga fusha e lojës Baturina, në lojë Bulat.

Mbyllet pjesa e parë! 

bandicam 2023-12-14 21-53-17-377

45+5′ Dinamo e Zagreb e mbyll pjesën e parë në sulm me anë të Petkoviç, por tentativa e tij ndalet nga portieri Koliçi (VIDEO) 

45′ Akordohen 5 minuta shtesë!

42′ Zëvendësim edhe në radhët e Dinamos së Zagrebit, largohet nga fusha e lojës Sutalo, vendin e tij e merr Moharrami.

39′ Tjetër i ndëshkuar me karton të verdhë te Ballkani, kësaj here e pëson Halili.

35′ Ndëshkohet me karton të verdhë Lorenc Trashi.

32′ Zëvendësim i detyruar te Ballkani, largohet Gripshi i dëmtuar, vendin e tij e merr Ismajlgeci.

31′ Trajneri Ilir Daja ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

17′ Provon edhe Ballkani të kundërpërgjigjet me kundërsulme të shpejta, por mungojnë goditjet e rrezikshme në kuadrat.

9′ Minuta të qeta, me vendasit që shfaqen më kërkues, teksa shkëndija e parë vjen pas gabimit të Jashanicës në mbrojtje, por vendimtare ndërhyrja e Dellovës që i mohon një gol të sigurt Dinamos së Zagrebit (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

formacionet

PANORAMASPORT.AL

You may also like