VERSAJË – Scholz: Vlerësojmë ndërmjetësimin e ish-kancelarit Schroeder për konfliktin ruso-ukrainas

by admin
Spread the love

VERSAJË, 12 mars /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi se do të merrte parasysh përpjekjet diplomatike të ish-kancelarit Gerhard Schroeder, i cili këtë javë udhëtoi në Moskë në një përpjekje ndërmjetësimi për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Ne me siguri do të jemi në gjendje të vlerësojmë parasysh rezultatet e udhëtimit dhe t’i përfshijmë ato në të gjitha përpjekjet tona”, tha Scholz pas një samiti jozyrtar të BE-së në Versajë.

Schroeder, i cili konsiderohet si mik i Vladimir Putinit, udhëtoi për në Rusi të mërkurën dhe, sipas burimeve, foli me presidentin rus të enjten.

”Politico” dhe tabloidi ”Bild” kishin raportuar për këtë udhëtim.

Por, zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov tha se ai nuk kishte informacion për Schroederin.

Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andriy Melnyk deklaroi se iniciativa për udhëtimin erdhi nga vetë Schroeder dhe jo nga kërkesat ukrainase.

Lidhjet e Schroederit me Kremlinin dhe postet e larta në bizneset ruse – përfshirë gazsjellësit ”Nord Stream”, e kanë vënë atë në mosmarrëveshje me partinë e tij social-demokrate si dhe kanë sjellë largimin e disa anëtarëve të stafit të zyrës së tij.

Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron folën me Putinin të enjten dhe një tjetër diskutim do të mbahet së shpejti.

“Për ne ka një parim shumë të qartë. Ne nuk do të marrim vendime për ukrainasit”, tha Scholz.

“Ata duhet të dinë vetë se çfarë është më e mirë për vendin e tyre dhe çfarë është më e rëndësishmja në këtë situatë”, shtoi kancelari./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like