Vdes prof. dr. Agim Zajmi, varrimi të enjten në Gjakovë

by admin
Spread the love

Ka vdekur ish-profesori shumëvjeçar i Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, prof. dr. Agim Zajmi.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerit.

Vajza e tij, Krenare Zajmi Leti, ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të mbahet të enjten (18 maj, 2023) në orën 16:00 në vendlindjen e tij në Gjakovë.

“Të dashur miq e familjarë. Me pikëllim ju njoftojmë se sot, në vitet e tij të 80-ta, i qetë e i rrethuar me dashni, babi ndërroi jetë. Ai do të pushojë në qytetin e tij të lindjes, në Gjakovë, ku do të varroset me datën 18.05.2023 në orën 16:00”, shkroi vajza e tij në Facebook.

Ndërkaq, ajo tha se e pamja do të mbahet në Hotelin Sirius në Prishtinë më datat 20 dhe 21 maj. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like