VARSHAVË – Morawiecki: Polonia krah për krah me miqtë ukrainas

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 28 nëntor /ATSH-PAP/-Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki tha në një mesazh të përbashkët me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky se Polonia ka qëndruar krah për krah me miqtë dhe partnerët e saj ukrainas.

“Ne do t’ju mbështesim gjithmonë”, tha Morawiecki në një mesazh të përbashkët me Volodymyr Zelensky në Facebook.

Duke iu referuar urisë së madhe në Ukrainë, të njohur si Holodomor, kur Rusia komuniste nxiti periudhën e urisë 1932-33 që shkaktoi vdekjen e miliona ukrainasve, Morawiecki tha se, sot, Rusia ka shkaktuar vdekje, uri dhe hipotermi për civilët.

Presidenti ukrainas shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar nga Polonia dhe falënderoi Morawieckin për vizitën e tij në Kiev.

Morawiecki mori pjesë të shtunën në një konferencë “Grain from Ukraine” në Kiev dhe zhvilloi një takim me homologët e tij nga Ukraina dhe Lituania si pjesë e një formati bashkëpunimi tripalësh të njohur si Trekëndëshi i Lublinit. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like