VARSHAVË – Morawiecki: BE-ja duhet të kontrollojë marrëdhëniet me fqinjët ‘jodemokratikë’

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 3 dhjetor /ATSH-PAP/-Evropa duhet të kontrollojë marrëdhëniet e saj me fqinjët e saj jodemokratikë dhe të vendosë kufizime në shitjet e teknologjive të saj, deklaroi sot kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.

Morawiecki iu drejtua një kongresi të konservatorëve dhe reformistëve evropianë të zhvilluar sot në Varshavë, në ditën e dytë dhe të fundit të takimit.

“Evropa e ëndrrave tona është gjithashtu një Evropë që kontrollon… marrëdhëniet me fqinjët e saj jodemokratikë, veçanërisht ata që përpiqen të rivendosin imperializmin”, tha Morawiecki.

“Evropa gjithashtu duhet të kontrollojë të ardhmen e saj kur bëhet fjalë për sisteme të tjera të mëdha ekonomike”, shtoi ai. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprak110-vjet Forca të Armatosura-së bashku për paqen, koncert bamirësie për Ukrainën

You may also like