VARSHAVË – Duda: Ka shumë gjasa që raketa e lëshuar kundër Polonisë të jetë ukrainase

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 16 nëntor /ATSH-PAP-DPA/ – Raketa që vrau dje dy persona në Poloninë Lindore, ka të ngjarë të jetë lëshuar nga forcat ukrainase të mbrojtjes, deklaroi presidenti  polak, Andrzej Duda

“Raketa që ra në territorin polak ishte ndoshta një produkt rus i viteve 1970. Nuk kemi asnjë provë që është lëshuar nga Rusia. Ka shumë të ngjarë që t’i përkiste Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës”, theksoi Andrzej Duda.

”Sulmi… nuk ishte i qëllimshëm dhe as nuk ka ndonjë provë që Rusia e lëshoi këtë raketë”, tha Duda.

Incidenti e vuri NATO-n dhe Poloninë, anëtare të aleancës, në gatishmëri të lartë.

Ambasadorët e NATO-s u takuan sot për këtë çështje.

Presidenti i SHBA, Joe Biden u tha më parë liderëve të tjerë të G20-ës se kishte indikacione se raketa i përkiste Ukrainës.

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se asnjë raketë ruse nuk është gjuajtur në objektiva pranë kufirit polako-ukrainas./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like