Ushtria izraelite tërhiqet nga qyteti palestinez i Xhenin, protesta dhe raketa të lëshuara nga Gaza (fotot)

by admin
Spread the love

Dymbëdhjetë palestinezë, mes të cilëve katër të mitur, si dhe nje ushtar izraelit kanë humbur jetën sipas raportimeve, në një prej operacioneve më të mëdha ushtarake të Izraelit në zonën e pushtuar të Bregut Perëndimor vitet e fundit.

Sot mediat raportonin për tërheqje të Izraelit nga qyteti palestinez i Xhenin, teksa citohej zëdhënësi i ushtrisë Daniel Hagari të thoshte se të gjitha trupat ishin larguar nga qyteti, ndërsa pamjet konfirmonin karvanët e autoblindave që largoheshin nga qyteti.

Sot rezidentët e shokuar të kampit të refugjatëve në Xhenin nisën punën e gjatë e të vështirë të pastrimit  e riparimit të shtëpive të tyre, duke mbledhur materiale mes rrënojave dhe pirgjeve të dheut, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Bulldozerë përpiqeshin të largonin makina të djegura dhe teknikë punonin në rrjetin e nderprere elektrik.

Ndërsa të rinj të maskuar e të armatosur mbanin sot trupin e një viktime në barrelë, me të cilën nisnin funeralet e pasdites. Mes brohorimeve të tyre dëgjohej: “Me fat është martiri dhe nëna e tij, më mirë të ishte nëna ime sesa ti,” dhe më tej: “Rri i qetë martir, do të vazhdojmë përpjekjen tënde”.

Mes dymbëdhjetë palestinezëve të vrarë në operacionin në Xhenin, pesë raportohet se ishin militantë të armatosur. Gjatë tërheqjes së ushtrisë, zyrtarë izraelitë thanë se një ushtar ishte vrarë nga zjarri i armëve.

Palestinezët pas largimit të ushtrisë nisën të protestonin me flamurë në kufirin e Gazës me flamurë dhe me djegie gomash.

Dhjetra njerëz janë plagosur gjatë sulmit izraelit, njoftonin autoritetet mjekësore palestineze. Përfaqësuesi iministrisë palestineze të shëndetësisë Mai al-Kaila, tha:

“Agresioni i Izraelit arriti kulmin kur ata qëlluan në oborrin e spitalit të Xhenin duke plagosur rëndë tre perona”, duke iu referuar spitalit vendas Ibn Sina, shkruan TheGuardian.

Ushtria e Izraelit tha se  “grupet terroriste po shfrytëzonin zonat civile për t’u fshehur”.

Grupi mjekësor i bamirësisë Doktorët pa kufij gjithashtu dënoi forcat izraelite pasi lëshuan gaz lotsjellës brenda spitalit Khalil Suleiman në Xhenin, duke e quajtur “të papranueshme”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, vizitoi dje një bazë ushtarake pranë operacionit ku tha se “operacionet do të vazhdojnë deri në çrrënjosjen e terrorizmit”.

Gjysmëhëna e Kuqe palestineze tha se kishte evakuar 500 familje nga kampi, ose rreth 3000 njerëz.

Forcat izraelite thanë se kishin zbuluar depozita eksplozivësh në një tunel, kishin konfiskuar rreth 1000 armë dhe arrestuar 30 të dyshuar.

Në kampin e populluar të Xhenin jetojnë rreth 14,000 njerëz në një gjysmë kilometri katror, dhe vendi ka qenë pikë referimi e dhunës e rezistencës palestineze prej me se një viti./TheGuardian/