Ura “Bellasica” prej sot pjesërisht është e hapur për qarkullim

by admin
Spread the love

Ura “Bellasica” prej sot do të jetë e hapur për qarkullim vetëm për automjete të lehta në dy korsitë e fundit, përderisa dy korsitë e mesme do të hapen në momentin kur të përfundojnë punët ndërtimore nga ana e EMV-së.

“Sipas ekspertizës për gjendjen e urës në bulevardin ‘Belasica’, është konstatuar se nuk ka dëmtime konstruktive që cenojnë sigurinë e urës. Në raport është konstatuar se ka një çarje sipërfaqësore në shtresën e jashtme të betonit në pjesën qendrore të njërës anë të urës, e shkaktuar nga djegia e izolimit të tubave të ujit të ngrohtë të EMV, të cilat EMV do t’i riparojë për të vendosur gypa të rinjt për ujë të ngrohtë si obligim i tyre për të mundësuar furnizim të pandërprerë të qytetarëve të qytetit me energji për ngrohje”, njoftoi Sektori për Marrëdhënie me Publikun i Qytetit të Shkupit.

Ura “Bellasica” është mbyllur për qarkullim katër muaj pasi më 12 maj shpërtheu zjarr.

MARKETING




You may also like