Ultimatumi për Bashën, Këlliçi: Çfarë do ndodhë pas 5 janarit në seli, Bejko: Unë s’jam gardian

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë kohë kreut të PD Lulzim Basha deri më 5 janar që të lirojë zyrën dhe të bërë dorëzimet, të kundërt ka kërcënuar se do ta nxjerrin vetë.

Por si do ta bëjnë një gjë të tillë? Deputeti Belind Këlliçi i cili është pjesë e Komisionit të Rithemelimit të ngritur në Kuvendin e Berishës shpjegoi sot në emisionin “Log.” Abc se çfarë do të ndodhë pas 5 janarit.

“Ne E kemi ezauruar të gjithë mjetet politike për ta zgjidhur këtë krizë. Meqë Basha nuk përballet me këtë votë, refuzon ta njohë këtë realitet që është i prekshëm i është vendosur një afat prej 2 javësh që të bëjë dorëzimet përkatëse, pasi si deputetët e tjerë ai s’ka të drejtë të përdorë ambientet e partisë. Nëse s’e zbaton këtë afat atëherë 43 mijë e ca anëtarë që kanë votuar shkarkimin e tij, janë në të drejtën e tyre t’i dalin zot PD, ambientet e PD s’mund të mbahen me dhunë. Unë kam bërë kallëzim në polici për bastisjen e zyrës time,njerëzit e armatosur e dimë se kush i ka”, tha Këlliçi.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD dhe Sekretari për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin Roland Bejko i pyetur nëse do të jetë në PD për ta mbrojtur kur të shkojë Berisha dhe përkrahësit e tij, tha se ai nuk është roje dhe as gardian. Ultimatumin e Berishës ndaj Bashës, për t’u larguar deri më 5 janar, Bejko e krahasoi me “Eposin e Kreshnikëve”. Nëse në krye të PD nuk qëndron Basha, Bejko tha se do të japë dorëheqjen nga funksioni që ka.

“Unë roje sjam, as gardian. Nëse jam në zyrat e pd do jem për punët e mia, nëse sulmohet ka kush e mbron për ata përgjigjet shteti. Nëse protestohet le të protestohet ska asgjë të keqe. Ata 4o mijë janë fallco. Referendumi u bë në kushtet siç bëri Rama zgjedhjet e qershorit. Ajo që bëri Berisha qe thirrje krehsnikësh, më ngjau si në eposin e kreshnikëve, nëse ti sdel andej unë vi e… (luan dorën, për dajak). Statutit të PD si është dhënë fare prioritet. Nëse PD nuk futet në hullinë e asaj partie që unë kam dashur me kryetar zotin Basha unë do të tërhiqem nga funksioni që unë kam”, tha ai.

Berisha tha më herët se Basha duhet të lirojë zyrën në PD, sepse sipas tij deputetëve nuk u takon një zyrë.

“Referendumi u mbajt në 18 Dhjetor 2021 dhe rezultati i tij përfundimtar sanksionon se 43385 demokratë vendosën për shkarkimin tuaj (Lulzim Bashës) nga detyra e kryetarit të partisë. Komisioni i Rithemelimit të partisë ju fton të njiheni me vullnetin e referendumit. Kërkohet nga ana juaj të merrni masat për ta jetësuar vullnetin e demokratëve duke liruar ambientet e punës së kryetarit të partisë dhe kryer dorëzimet përkatëse deri në 5 Janar 2022. Refuzimi i vullnetit të demokratëve do të detyrojë anëtarësinë të shndërrohet në përmbaruesin politik të vullnetit të saj”, u shpreh Këlliçi krah Bashës.

You may also like