Ulet niveli i lumit Sena, vëzhguesit të shqetësuar: Buron më pak ujë

by admin
Spread the love

Vëzhguesit e lumit Sena të Francës janë të shqetësuar për nivelin e ulët të ujit, ku sipas studimit të fundit nga zyra franceze e kërkimit gjeologjik dhe minierave, pothuajse tre të katërtat ose 72% e tabelave ujore vendase mbeten në nivele të pamjaftueshme.

Lumi Seine e ka burimin 40 km nga Dijon, ndërsa kohët e fundit prurjet kanë qenë të pakta.

“Niveli është i ulët dhe ka rënë edhe më tej që nga java e kaluar, kur ne prisnim të kundërtën. Ju mund ta shihni atë duke rrjedhur rreth guralecëve, por është vërtet shqetësuese. Është vërtet shqetësuese sepse pellgu është zakonisht plot”, deklaroi vëzhguesja.

Ajo shtoi, se uji do të nxehet për shkak të sasisë së pakët, gjë që do të ndikojë në avullimin e saj, ndër të tjera do të ketë pasoja negative dhe tek gjallesat ujore.

Burimi kryesor i lumit është pranë një shenjtërore galo-romake që daton 2000 vjet më parë, ku futet në një shpellë artificiale prej guri të shpuar, e ndërtuar në kohën e Napoleonit III, nga e cila rrjedh Seine-an e sotme.

Burimi “mbrohet” nga një skulpturë që përfaqëson perëndeshën Sequana në një nimfeum, njëkohësisht pellgu më parë është konsideruar i shenjtë.

Ndërkohë nga ana tjetër lumi Seine luan një rol shumë të rëndësishëm në Lojërat Olimpike të Parisit 2024. Studiuesit kanë nisur të bëjnë analizat e tyre për cilësinë e ujit, përpara evenimentit të rëndësishëm. Por përpos cilësisë së ujit, në sfond po qëndron edhe niveli që po përballet me sfida.


Top Channel

You may also like