UKRAINË – Sulmet ruse godasin linjën e energjisë elektrike në Zaporizhia

by admin
Spread the love



KIEV, 22 mars /ATSH-DPA/- Një linjë e energjisë elektrike për centralin bërthamor të Zaporizhias të pushtuar nga Rusia në Ukrainë u ndërpre dje në mbrëmje pas një sulmi me raketa.

Furnizimi me energji i centralit garantohej nga një linjë zëvendësuese dhe nuk kishte asnjë rrezik për sigurinë e centralit bërthamor.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Rusia kishte lëshuar më shumë se 60 dronë dhe gati 90 raketa gjatë natës.

“Bota i sheh objektivat e terroristëve rusë sa më qartë që të jetë e mundur: centralet dhe linjat e furnizimit me energji, digën hidroelektrike, ndërtesat e zakonshme të banimit… Rusia është në luftë me jetën e përditshme të njerëzve”, shkroi Zelensky në X, dikur Twitter. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakUrgjenca Kombëtare, ushtrime praktike për mbrojtjen nga sulmet kimike, biologjike, radiologjike dhe nukleare


You may also like