UKRAINË – Numri i të vdekurve pas sulmeve ruse rritet në 18

by admin
Spread the love



KIEV, 29 dhjetor /ATSH-DPA/- Numri i të vdekurve është rritur në të paktën 18 pas sulmeve më të rënda ajrore ruse në Ukrainë që nga fillimi i luftës, thanë sot autoritetet rajonale.

Më shumë se 100 persona u plagosën. Vdekje u raportuan nga Dnipro, Kharkiv, Zaporizhia, Odesa dhe Kiev.

Ukraina tha se 150 raketa dhe dronë u gjuajtën sot në mëngjes në objektiva, ndërsa mbrojtja ajrore ishte në gjendje të kapte mbi 70% të tyre.

Ukraina ka më shumë se 22 muaj që po i shmanget pushtimit rus në shkallë të plotë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakPërcaktohen datat dhe oraret e sfidave të Abissnet Superiore, Kategorisë së Parë dhe Kupës


You may also like