Udinese “ndez” vonë, thyen Torinon në limite dhe rigjen fitoren

by admin
Spread the love

Udinese ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Torino, falë një goli të shënuar nga Molina dhe një penalltie të kthyer në gol nga Pusseto. Përballja mes këtyre dy skuadrave në “Dacia Arena” ishte deri diku e mërzitshme, por u ndez në shtesë.

Futbollistët e të dyja skuadrave nuk kishin shënjestër, madje edhe guxuan pak. Udinese ishte më e rrezikshme në 45 minutat e para, fillimisht me Beto e më pas me Soppy që i hapi rrugë topit që shkoi ngjitur me shtyllën.

Rastin më të mirë për gol e pati Torino, në minutën e 63-të, kur Silvestri ndali mrekullisht Singo që gjuajti fort nga brenda zone. Mërgim Vojvoda mund të kishte shënuar në të 75’, por mbrojtësi e Udinese ia hoqën mundësinë duke e devijuar topin që po shkonte drejt tij.

Kur të gjithë menduan se ndeshja po përfundonte në barazim, Nahuel Molina me një goditje dënimi e befasoi portierin Milinkovic Savic. 1-0 dhe festë e madhe në Dacia Arena. Serbi më pas bëri edhe një gabim dhe Udinese fitoi një penallti, që Pusseto e shndërroi në gol dhe skuadra nga Friuli u kthye te fitorja pas tre ndeshjes.

SERIE A – JAVA 24
Udinese-Torino 2-0
Shënues:
Molina 90+3’, Pussetto (pen.) 90+7’

/ oversport.tv

You may also like