Udhëheqësit thirrje Izraelit të mos synojë Rafahun në Gaza – Shqip

by admin
Spread the love

Udhëheqësit e Egjiptit, Francës dhe Jordanisë kanë paralajmëruar se një ofensivë kundër Rafahut të Gazës do të kishte pasoja të rrezikshme. Ata thanë se kjo do të sillte shumë vdekje dhe vuajtje si dhe kërcënimin e përshkallëzimit rajonal të konfliktit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

Gjithashtu, SHBA tha se kundërshton çdo sulm në Rafah, ku më shumë se 1.5 milionë palestinezë janë strehuar. Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se është cakuar një datë për ofensivën, por nuk dha detaje.

“Sot mora një raport të detajuar mbi bisedimet në Kajro, ne po punojmë vazhdimisht për të arritur qëllimet tona, para së gjithash lirimin e të gjithë pengjeve tona dhe arritjen e një fitoreje të plotë ndaj Hamasit. Kjo fitore kërkon hyrjen në Rafah dhe eliminimin e batalioneve terroriste atje. Kjo do të ndodhë, ka një datë”, tha ai.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha se tani ishte koha e duhur për një marrëveshje mbi pengjet, gjashtë muaj pas luftës me Hamasin. Komentet e tij erdhën ndërsa bisedimet për shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve dhe armëpushimin vazhduan në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro.

I pranishëm në diskutime është edhe drejtori i CIA-s, Williams Burns. Prania e tij nënvizon presionin në rritje nga SHBA, aleati kryesor i Izraelit për një marrëveshje. Një zyrtar i lartë i Hamasit tha për “Reuters” se propozimet izraelite nuk i kishin përmbushur kërkesat e Hamasit, por grupi shtoi se megjithatë ato do të shqyrtoheshin./tvklan.al

You may also like