UASHINGTON – SHBA-EBA partneritet për të përshpejtuar tranzicionin drejt energjisë së pastër

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 1 nëntor /ATSH-DPA/- SHBA-ja dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) nënshkruan sot një kornizë të re të energjisë së pastër në Abu Dhabi për të siguruar tranzicion të shpejtë dhe të qetë të dy vendeve drejt energjisë së pastër dhe largimin nga karburantet fosile të pandërprera.

Partneriteti SHBA-EBA për Përshpejtimin e Energjisë së Pastër (PACE) përfshin fondin prej 100 miliardë dollarë si pjesë e investimeve për të siguruar globalisht 100 gigavat energji të pastër deri në vitin 2035, për të çuar përpara tranzicionin e energjisë dhe për të rritur përfitimet klimatike.

Nëpërmjet PACE, SHBA-ja dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të fokusohen në zhvillimin e burimeve të energjisë me emetim të ulët.

Të dy vendet do të investojnë gjithashtu në menaxhimin e emetimeve të dëmshme si karboni dhe metani, zhvillimin e teknologjisë së avancuar bërthamore dhe dekarbonizimin e sektorëve industrialë dhe të transportit.

SHBA-ja dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të krijojnë një grup ekspertësh për të identifikuar projektet prioritare, për të eleminuar pengesat e mundshme dhe për të matur progresin e PACE.

PACE synon të shfrytëzojë burimet e disponueshme dhe ekspertizën e sektorit publik dhe privat në SHBA dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe të përshpejtojë investimet dhe vendosjen e teknologjive të reja për të ulur koston.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like