U shpallën thirrjet publike për subvencionimin e qytetarëve për blerjen e biçikletave dhe trotineteve elektrik

by admin
Spread the love




Qyteti i Shkupit shpalli sot thirrjet publike për subvencionimin e qytetarëve në territorin е qytetit të Shkupit për blerjen e biçikletave në vitin 2022, si dhe për subvencionimin e qytetarëve në territorin qytetit të Shkupit për blerjen e trotineteve elektrike në vitin 2022.

Qëllimi i thirrjeve publike është përmirësimi i cilësisë së mjedisit jetësor, përkatësisht përmirësimi i cilësisë së ajrit në qytetin e Shkupit dhe përmirësimi i shëndetit të njerëzve, nëpërmjet stimulimit të qytetarëve të qytetit të Shkupit për përdorimin e biçikletave dhe trotineteve elektrike, gjë që do të zvogëlonte ndotjen e shkaktuar nga trafiku rrugor.

Mjetet që Qyteti i Shkupit do t’i subvencionojë për biçikleta janë në vlerën 50% të vlerës së një biçiklete, por jo më shumë se 4.000,00 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale.

Për trotinetet elektrike mjetet që do të subvencionojë Qyteti i Shkupit janë në vlerën 30% të vlerës së një trotineti elektrik, por jo më shumë se 8.000,00 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale.

Informacione më të detajuara për të drejtën për pjesëmarrje në thirrjet publike, kushtet që duhet të plotësojë aplikuesi, dhe mënyrën e realizimit të së drejtës për kompensim, qytetarët mund të gjejnë në ueb-faqen e Qytetit të Shkupit https://skopje.gov.mk/sq/.
Përveç informacioneve, qytetarët mund të shkarkojnë në ueb-faqen e Qytetit të Shkupit: https://skopje.gov.mk/sq/apliciraj/subvencii/ formularin e Kërkesës për subvencionim për blerje, si dhe formularin e Deklaratës që duhet të jetë e noterizuar.

Thirrjet publike do të zgjasin deri më 01.11.2022, ose deri në shterimin e mjeteve financiare të parashikuara nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për këtë qëllim, në varësi të faktit se cili kusht do të paraqitet i pari.

Për më shumë informacione në lidhje me thirrjet publike, qytetarët e interesuar mund të drejtohen në Sektorin për Mbrojtjen e Mjedisit të Qytetit të Shkupit në numrin e telefonit 02/3297-303, si dhe në numrin 02/3207-548.


You may also like