U shkarkua nga detyra/ Braverman: Ka qenë privilegj i madh! Do të them më shumë në kohën e duhur

by admin
Spread the love

“Ka qenë privilegji më i madh i jetës sime të shërbeja si sekretare e Brendshme”, tha Suella Braverman pas shkarkimit nda detyra.

Do të them më shumë në kohën e duhur”, u shpreh ajo, po treguar më shumë detaje për arsyet e shkarkimit.

Ndërkohë, mediat britanike raportojnë se aktualisht në Downing Street ndodhet sekretari i Jashtëm James Cleverly dhe ish-kryeministri David Cameron. Në qeveri po ndodhin riorganizime dhe pritet të njoftohet se kush do të jetë pasardhësi i Braverman.

Vendimi i kryeministrit Rishi Sunak vjen pas kritikave të Braverman për protestat pro Palestinës në Londër, ku i quajti pamjet e turmave që mbushën rrugët si “shqetësuese”.


Top Channel

You may also like