U përfshi nga flakët, kompeklsi sportiv në veri të Francës bëhet shkrumb e hi

by admin
Spread the love

Mëngjesin e ditës së Krishtlindjes, salla sportive “Sportica”, “shtëpia” e klubit francez BCM Gravelines-Dunkerque, në veri të Francës, u përfshi nga flakët, u shndërruar në gërmadha.

Zjarrfikësit nisën të hënën luftën me flakët, madje një ndërhyrje e re këtë të martë nuk pengoi asgjësimin e një pishine, një pavioni shumësportesh dhe një kafeneje.

Hervé Beddeleem, drejtori ekzekutiv i klubit, thotë se “gjithçka shkoi në tym: dhoma e stërvitjes, dhoma e lojërave, dhoma e bodybuilding, dhoma e pajisjeve dhe dhoma e akomodimit”. Vetëm ndërtesat administrative janë të sigurta, sipas gazetës galike BCM.

Sipas kryebashkiakut të Gravelines, Bertrand Ringot, një problem teknik në kompleksin e notit shkaktoi flakët e para, megjithatë ai tha se “do të kryhet një hetim” për të përcaktuar me siguri shkakun.

Drejtori i përgjithshëm i formacionit galik, Romauld Coustre, tha se ishte “i shtangur” nga ajo që kishte ndodhur./ Super Sport


Top Channel

You may also like