TURQI – 10 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur pas një aksidenti rrugor

by admin
Spread the love

STAMBOLL, 28 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Një aksident rrugor mes shtatë automjeteve në provincën Sakarya, në Turqinë veriperëndimore, rezultoi me vdekjen e 10 personave ndërsa 59 të tjerë u plagosën, ku tetë prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, njoftoi ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Përplasja ka ndodhur në orën 04:46 në një autostradë pranë qytetit të Dagdibit, rreth 140 kilometra në lindje të Stambollit.

”Për shkak të mjegullës së dendur janë përplasur shtatë automjete, përfshirë tre autobusë dhe një kamion”, tha prefekti Yasar Karadeniz./ a.jor.

You may also like