Tuchel ironi me kritikat e Matthaus: Fituam 4-0, a na duhet ende një pikë kthese?

by admin
Spread the love

Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel theksoi në deklaratën për shtyp, pas triumfit 4-0 në derbin ndaj Borussia Dortmund, se skuadra e tij bëri një punë shumë të mirë.

Tekniku gjerman iu përgjigj të gjithë kritikëve të ditëve të fundit, me në krye Lothar Matthaus, pas eliminimit të Bayern nga Kupa e Gjermanisë, duke thënë me ironi se ndoshta edhe triumfi me katër gola për ta mund të mos mjaftojë.

“Për një skuadër që nuk ka bërë progres dhe ka marrëdhënie të këqija me trajnerin, mendoj se Bayerni ka bërë mirë sot. Për të tjerat pyesni ekspertët…Mund të thoni çfarë të doni, është puna juaj dhe unë nuk dua të hyj në këtë diskutim. Sot fituam 4-0, por sipas jush duhet të bëjmë ende një pikë kthese”-deklaroi Tuchel./ Shqip


Top Channel

You may also like