Trump u rikthehet “veseve” të vjetra: Emigrantët po ‘helmojnë’ gjakun e Amerikës

by admin
Spread the love

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë fushatës elekorale ka përdorur vazhdimisht një fjalim nxitës për politikën e emigracionit të Presidentit aktual të SHBA-së, Joe Biden.

Duke folur në një tubim të fushatës në New Hampshire të shtunën, Trump denoncoi numrin rekord të emigrantëve që tentojnë të kalojnë kufirin amerikan në mënyrë të paligjshme.

Ish-presidenti Amerikan gjithashtu u zotua të godasë imigracionin e paligjshëm dhe të vendosë kufizime për hyrjen e emigrantëve të ligjshëm nëse siguron një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Ata po ‘helmojnë’ gjakun e vendit tonë. Ata vijnë nga çdo cep i botës dhe e pushtojnë vendin tonë”, u tha Trump mijëra mbështetësve në qytetin e Durham, duke shtuar se emigrantët po vijnë në SHBA nga Azia dhe Afrika përveç Amerikës së Jugut.

Por kjo nuk është hera e parë që Trump përdor pretendimin se emigrantët e paligjshëm po “helmojnë gjakun e vendit tonë”. Në një intervistë që dha në faqen e internetit të krahut të djathë “The National Pulse” në fund të shtatorit, ish – Presidenti amerikan u shpreh sërish me këto terma. Mesazhi i  Trump u kritikua ashpër nga udhëheqësi i Lidhjes Anti-Shpifje (ADL), një OJQ hebraike që lufton antisemitizmin dhe ekstremizmin.

Jonathan Greenblatt e quajti komentin “racist, ksenofob dhe të neveritshëm”. Jason Stanley, një profesor në Universitetin Yale dhe autor i një libri mbi fashizmin, paralajmëroi gjithashtu se retorika e Trump është e rrezikshme.

Në tetor, një zëdhënës i stafit të fushatës së manjatit republikan i hodhi poshtë kritikat ndaj retorikës së Donald Trump si “të pakuptimta”. Stephen Chung vuri në dukje se shprehje të ngjashme përdoren shpesh në libra, botime dhe programe televizive.

Mirëpo, pavarësisht polemikave që po shkakton retorika e tij urryese ndaj emigrantëve, Trump nuk ndalet. Të shtunën, ai përshtati tekstin e një kënge për të krahasuar emigrantët e paligjshëm me gjarpërinjtë vdekjeprurës.

Nëse zgjidhet president i SHBA-së, Trump ka premtuar të ndalojë “pushtimin e kufirit jugor të vendit dhe të nisë operacionin më të madh të dëbimit të emigrantëve të paligjshëm në historinë amerikane.”


Top Channel

You may also like