Trump thyen heshtjen ndaj Navalnyt, nuk i hedh asnjë faj Putinit – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump, i cili garon sërish për kreun e Shtëpisë së Bardhë në zgjedhjet amerikane të këtij viti, ka reaguar pas 3 ditësh për vdekjen e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny.

Reagimi i Trump është konsideruar i vonuar. E megjithatë, republikani nuk e përmendi Presidentin rus Putin në reagimin e tij.

“Vdekja e papritur e Navalny më ka bërë gjithnjë e më shumë të vetëdijshëm për atë që po ndodh në vendin tonë. Është një proces i ngadaltë, me politikanë, prokurorë dhe gjyqtarë radikalë të majtë që na çojnë në rrugën drejt shkatërrimit”, ka shkruar Donald Trump në rrjetin e tij social “Truth”.

Presidenti Putin është akuzuar nga pothuajse gjithë liderët perëndimorë për vdekjen e Navalnyt 3 ditë më parë.

 

You may also like