Tronditëse/ Atentat ndaj bashkëshortit të Shkurte Fejza? Ja si paraqitet gjendja e tij (FOTO)

by admin
Spread the love

Një incident i rëndë i ka ndodhur sot ndaj bashkëshortit të këngëtares Shkurte Fejza, Hajrush Behluli i cili është përplasur nga një makinë në Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për mediat e Kosovës, vajza e tij, Gresa Behluli.

“Po është goditur nga një veturë, por është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha shkurtimisht ajo.

Hajrush Behluli është përfshirë në një debat publik, pas deklaratës së hoxhës Shefqet Krasniqi për Shkurte Fejzën, i cili kishte thënë se muzika në përgjithësi nuk është e pëlqyeshme për të.

“Shkurta tekstet i ka të mira, por më dhimbet shumë se nuk është shumë fetare aq sa duhet, ndoshta një ramazan e ka, por është pak”, kishte deklaruar Krasniqi.

Pas kësaj, kishte reaguar bashkëshorti i këngëtares, Hajrush Behluli, i cili ka theksuar se feja e tyre është shqiptaria.

“Sa për informacionin e të gjithë juve që e keni shitur shpirtin te padronët tuaj ju them shumë kjartë: Shkurte Fejza dhe familja ime besojmë fuqishëm, me bindje dhe me zemër në të madhin Zot e sa për ideologjitë tuaja fetare dhe vlerësimet e lloj lloj të çmenduri as që e vrajmë mendjen.Besojmë vetëm në Zot dhe feja e jonë është vetem SHQIPTARIA. P.S ky tipi po gënjen sepse ky nuk e ka ditur a jemi fetar apo jo sepse fatmirësisht kurrë në jetë nuk e kemi takuar e as biseduar në telefon andaj le të merret me ata që komunikon”, kishte deklaruar Behluli.

You may also like