Trajneri i Al-Hilal: Ronaldo ka më shumë pasion për futbollin, Neymar nga ana tjetër…

by admin
Spread the love

Trajneri i Al-Hilal, Jorge Jesus ka folur së fundmi për dy yjet që ndodhen aktualisht në Arabinë Saudite, Cristiano Ronaldon dhe Neymar, të dy lojtarë që i njeh mjaft mirë.

Në prononcimin për mediet, trajneri i Al-Hilal u shpreh se sipas tij portugezi ka më shumë pasion për futbollin se braziliani.

“Cristiano Ronaldo ka më shumë pasion për futbollin dhe për këtë arsye e vendos atë si prioritet. Neymar ka më shumë pasion për gjërat e tjera dhe i vë këto të tjerat në radhë të parë, pra jetën e tij private. Megjithatë si lojtar ai është përrallor dhe si njeri kalova një muaj e gjysmë me të, ai më befasoi pozitivisht në gjithçka”-deklaroi Jesus. /Supersport


Top Channel

You may also like